Title

SI TË MBROHENI NGA AJRI I NDOTUR DERISA PO STËRVITENI?!

Njeriu (i cili nuk ka probleme shëndetsore) nuk mund të presë gjithë dimrin (por edhe verën) që të kalojë ajri i ndotur dhe të del për të vrapuar, stërvitur... Patjetër që ju duhet të përballeni në mënyrë të duhur me këtë problem. Ja kështu..

Në këtë postim keni disa mënyra të thjeshta se si ta lehtësoni frymëmarrjen kur me të vërtet "nuk mund të merrni frymë lirshëm" dhe të vazhdoni me stërvitjet e juaja fizike..
Përdorni maskë deri sa jeni jashtë, ama jo çfarëdo lloji..

Shikoni që maska të ketë shtresë mbrojtëse N95, e cila i blokon 95% materiet e rrezikshme që lëvizin në ajër. Edhe pse kjo mund ta pengojë frymëmarrjen e zakonshme, mirëpo më mirë të ndalohet ajo papastërti e ajrit, se sa të merret frymë..

Largohuni nga rrugët kryesore dhe bulevarët. Ju jeni larg nga ajri i ndotur vetëm nëse qëndroni sa më larg nga rrugët kryesore. Gjelbërimi mund të ju mbron.

Filloni herët! Ozoni i cili është ndër materiet kryesore të mjegullës, krijohet kur drita e diellit reagon me ajrin, dhe kjo është arsyeja se ndotja e ajrit rritet gjatë ditës. Planifikojeni stërvitjen tuaj në hapësirë të hapur, gjatë mëngjesit.

Largohuni ndotjes së madhe. Ndiqeni ndotjen e ajrit në webfaqen online, ose në ndonjë program që monitoron kualitetin e ajrit në nivel shtetëror dhe rrini brenda shtëpisë gjatë ditëve kur niveli i ajrit të ndotur është shumë i lartë. Atë ditë është mirë të pushoni..
Konsumoni sa më shumë anti-oksidantë. Në teori, antioksidantët e konsumuar nga ushqimi duhet të na mbrojnë nga oksidativat e shkaktuar si pasojë e ndotjes së ajrit. Edhe pse nuk është plotësisht e vërtetuar për efektin e tyre, thuhet se asgjë nuk mund të na dëmton nëse konsumojmë pemë dhe perime.

Stërvituni në hapësirë të hapur. Ndoshta "nuk është shumë efektive" mirëpo është më mirë kur ndotja e ajrit është e madhe.

23 December 2016

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook