Title

JOGA APO AEROBIKI?

Dhe si do të tingëllojë nëse i praktikoni të dyja? Nuk do të ju dëmtojë me siguri!

Derisa ushtrimet aerobike përfaqësojnë një standard të art për mirëmbajtjen e shëndetit, gjithashtu edhe joga jep rezultate dhe përfitime edhe më pozitive, por gjithmonë ka marrë vlerësime më të ulëta.

Për dekada me radhë, ushtrimet që rrisin pulsin siç është vrapimi ose çiklizmi janë të rekomanduara në mënyrë të rregullt nga ana e mjekëve dhe ekspertëve për të mirëmbajtur mirëqenien psiqike dhe fizike.

Më shumë energji, disponim më të mirë, zvogëlim i sëmundjeve të zemrës, humbje peshe, gjumë më të mirë, dhe shumë benefite tjera në lidhje me këtë lloj të stërvitjes. U vërtetua se pikërisht joga jep këto efekte shumë pozitive, madje edhe diku në një nivel të lakmueshëm më të mirë se aerobiki.

Nëpërmjet analizës krahasuese të disa studimeve të ndryshme kanë treguar se përveç zvogëlimin e stresit i cili është i njohur në përgjithësi, praktikimi i jogës kontribon në shumë më tepër përfitime shëndetësore se ushtrimet aerobike.

U zbulua se joga jep rezultate më të mira se ushtrimet aerobike për të përmirësuar bilancin, fleksibilitetin, forcën, rritje të energjisë, përqëndrim, përmirësimin e aftësive në punë, si dhe parametra të tjera të shumta mjekësore.

Nga ana tjetër, kjo discipline e lashtë ndikon në ekuilibrin psikologjik të një person që ka potencialin për të bërë atë më të shëndetshëm, të qetë dhe të lumtur.

Tani mbetet te ne për të bërë një kombinim të ushtrimit të rregullt aerobik dhe jogës në orarin tonë javor duke tërhequr në këtë mënyrë maksimumin e benefisioneve për ta mirëmbajtur shëndetin tonë.

05 March 2018

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook