Title

ÇKA ËSHTË MË KEQ - TË JESH JO AKTIV, OSE TË KESH MBIPESHË?

Çdo opsion i njërës nga këto zgjedhje është i keq për shëndetin tuaj (të mos flasim në qoftë se të dyja janë të kombinuara), por ja këtu, të vëna në një matës, cila prej tyre është më e keqe?

Jetesa joaktive dhe pesha e tepërt në trupin tuaj janë të vërtetuara shkencëtarisht si shkaktarët e shkurtimin të jetës njerëzore, por në studimin e fundit britanik tregon se mungesa e aktivitetit të rregullt fizik është opsion shumë më i keq (statistikisht dy herë më i keq) se sa të jesh me mbipeshë.

Reth një periudhe 12 vjet dhe më shumë se 330.000 të anketuarve shkencëtarët e Kambrixhit nxorën një konkluzion se jeta joaktive (ulur) rrit normën e vdekshmërisë më shumë se 50 për qind në krahasim me ata që bëjnë të paktën një lëvizje gjatë ditës për të arritur rekomandimet për lëvizje dhe ushtrim, pavarësisht nëse ata janë me mbipeshë ose kanë faktorë të tjerë që dëmtojnë shëndetin e tyre.

Gjegjësisht, gjatë studimit pjesëmarrësit e studimit iu është ndjekur Body Mass Indeksi, perimetri i belit, aktiviteti i tyre fizik dhe një sërë parametra të tjerë shëndetësorë, përfundimi thotë se njerëzit që kanë pak zakon të lëvizin (panvarësisht se çka, vrapim, biçiklizëm, etj) kanë dy herë më shumë mundësinë e vdekshmërisë nga ata që kanë një BMI më të madhe se 30.

Edhe ata që kishin një peshë më të madhe trupore, ose herë pas here kanë pirë duhan ose alkool, kanë qenë më ulët në listë, nga ata që jashtëzakonisht lëvizin pak gjatë gjithë jetës së tyre.

Aktiviteti fizik panvarësisht llojit jep kontribut të madh në shëndetin e njeriut, dhe në disa raste të kornizave ekstreme pasiviteti është vërtetuar si kryesues i arsyeve që çojnë deri në degradimin e trupit të njeriut.

28 August 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook