Title

6 SHENJAT SE TRUPI JUAJ ËSHTË I MBINGARKUAR ME STËRVITJE

Ana e kundërt e asaj kur mendja dhe trupi juaj punon në harmoni, ndjehemi të plotësuar dhe kemi një ndjenjë që trajnimi mund të zgjasë përgjithmonë. Është ndjenja kur ne ndjehemi të "djegur".

Ritmi juaj i punës zvogëlohet edhe gjatë një stërvitje mesatare.

Ndoshta rregullisht ju vraponi 10 kilometra por për disa arsye tani më lodheni lehtë dhe humbisni ritmin. Ajo mund të jetë si shkak i ndryshimit të motit, por ajo mund të jetë edhe nga stërvitja e tepërt. Merrni një pushim prej disa ditësh dhe vëzhgojeni pastaj nëse do të rikthehet forma juaj. Kjo është e vërtetë dhe jo vetëm për vrapimin, por për çdo gjë.

Ju ndiheni i lodhur dhe i rraskapitur gjatë ditës.

Ushtrimi duhet të ju japë energji, dhe jo të ju bëjë të ndjeheni të stërlodhur. Nëse ju ndjeheni kështu, atëherë ju e keni tepruar me ushtrime.

Nuk jeni në gjendje të fleni.

Zhgënjimi më i madh: ndjeheni aq i lodhur sa që ju nuk mund të qëndroni në këmbë, qëndroni tërë ditën në shtrat, dhe nuk mund të bësh as një sy gjumë. Ndaloni me ushtrime për disa ditë!

Lëndimet e lehta dhe dhimbjet fillojnë të rriten.

Kjo është një shqetësim i vogël në fusha të caktuara që nuk janë lëndime të rënda. Dëgjojeni me kujdes trupin tuaj dhe zvogëloni ritmin e stërvitjes kur të rriten këto dhimbje, ose ndryshe ju mund ti shkaktoni dëme më të mëdha trupit tuaj.

Gjithë kohën konsumoni ëmbëlsira, më shumë se zakonisht.

Ashtu siç e teproni me ushtrime dhe stërvitje, trupi kërkon rikuperim më "të shpejtë" të energjisë për ta trajtuar situatën stresuese. Ju filloni për të "kërkuar së konsumuari" edhe sheqerna të thjeshta. Nëse ju përgjigjeni pozitivisht duke ngrënë ëmbëlsira, ajo do të reflektojë negativisht në të ushqyerit e shëndetshëm.

Lehtë nervozoheni.

Nervoza e tepërt dhe ankthi mund të jetë si shkak i stërvitjes së tepruar. Mbajeni mend, ushtrimi duhet të ju bëjë të lumtur, dhe jo të nervozuar.
Nëse ju vuani nga ndonjëra nga simptomat e mësipërme, atëherë ka ardhur koha të pushoni disa ditë nga ushtrimet.

Bëni pak ndryshim në rutinën tuaj stërvitëse duke shtuar disa ushtrime të jogës, meditim dhe masazh të trupit, dhe në javën e ardhshme ose dy javë më vonë, përpiquni për ta reduktuar intensitetin e ushtrimeve për reth 20% më pak, e cila do t'i japë hapësirë trupit tuaj që më lehtë të përballet me stresin e krijuar.

07 July 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook