Title

STËRVITI DOBËSITË E TUA

Çdo sportist që i përqëndrohet një sporti me shumë gjasa zhvillon edhe aspekte të ndonjë sporti tjetër. Jo balansimi, ose dobësitë në disa pjesë të trupit shpesh i sjell edhe lëndimet. Zgjidhja: Stërvite çdo pjesë të trupit!

Maratonistat nuk e kanë problem të vrapojnë distancat e gjata, por në qoftë se duhet të bëjnë ndonjë vrapim të shpejtësi sprinterik, shpesh janë shumë të dobët për ta bërë këtë, sepse ata nuk i kanë stërvitur fijet muskulore (Tipi II) të cilat janë të rëndësishme për distancat e shkurtërta, të shpejta dhe të fuqishme.

Pothuajse çdo sportist ka një pikë të dobët. Forconi këto pika, sepse "trupi ka nevojë për balancim."


Vrapimi

Problem: Maratonistët kanë qëndrueshmëri të mirë, por pak fuqi.

Zgjidhja: Shto ushtrime eksplozive si ulje-ngritje dhe vrapim – kërcim në vend.

Ushtrimet: Dy herë në javë, katër herë nga 20 përsëritje.


Biçiklizëm

Problem: Biçiklistët janë mësuar të ushtrojnë vetëm pjesën e poshtme të trupit, kështu që ata janë shumë pak të zhvilluar në pjesën e sipërme të trupit.

Zgjidhja: Shtoni ushtrimet kërcyese dhe ngritje të peshave.

Ushtrimet: Dy herë në javë, katër here nga 10 përsëritje. 


Skijimi

Problemi: Kuatricepsi tepër I zhvilluar.

Zgjidhja: Balanconi këmbët me ushtrime për zhvillim të pjesës së pasme të këmbës.

Ushtrimet: Dy herë në javë, katër here nga 25 përsëritje për njërën këmbë.

26 January 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook