Vetëm fjala tmerruese "celulitë" do të ju motivojë ti provoni disa nga këto ushtrime efektive për pjesën e poshtme të trupit që është në gjendje më kritike çdoherë. Kështu, pa ndonjë tretman të shtrenjtë apo kremëra të shtrenjta, me një dietë ushqimore mirë të përgatitur do ti thoni lamtumirë celulitit tani kur vera është këtu, por mos të ushtrojmë vetëm gjatë verës, por çdoherë....

Nëse nuk jeni person që vrapon, që vozitë biçikletën ose shkuarrja në një palestër është një problem për ju, mos harroni, ecja është gjithashtu një mundësi e mirë për të zvogëluar peshën tuaj.

Ndoshta në një stol para ndërtesës, të mbyllyr në shtëpi para kompjuterit ose duke ndejtur në smartfon... Kush do të sundojë botën dhe çka thonë faktet nuk është aspak tema e këtij postimi. Por nëse e lexojnë prindërit këtë, duhet ta dini , nuk ka investim më të mirë në fëmijët tuaj sesa të merren me ndonjë sport. Regjistroni ata diku ku mund të kërcejnë, vrapojnë, të garojnë, të humbin dhe të fitojë një ndeshje, të rriten me shprehjen e duhur psikologjike dhe fizike, me besim dhe këmbëngulje për tu përballur me të gjitha sfidat në jetë, dhe për të ndërtuar zakone që vazhdimisht do tua ndriçojnë jetën.

Nëse gjatë pushimit verorë pranë detit dëshironi të bëni një vrapim të lehtë nëpër plazhë, duhet ta keni me dije se rëra është një shtresë shumë ndryshe nga shtresat tjera për vrapim, prandaj përshtatuni me të!

Trupi dhe mendja juaj e njohin lodhjen "e ëmbël" të stërvitjes së rregullt me çka në mënyrë autonome dhe të relaksuar vendosen në një letargji të këndshme të natës. A e keni menduar stërvitjen si një ilaç për pagjumësinë?!

Aktivitetet e rregullta fizike dhe sportive, jo vetëm që ju përgatitin fizikisht por të jeni të sigurt që do shpërbleheni edhe me shëndet psikologjik.

Rikuperimi aktiv lidhet me çdo lloj aktiviteti fizik të bërë me intensitet të ulët, por është i ndryshëm nga aktiviteti juaj normal. Shumë prej jush mund të përfshijnë një apo dy ditë pushimi, por pjesa më e madhe e njerëzve preferojnë që t'i pushojnë muskujt e tyre duke bërë një aktivitet, që punon muskuj krejt të ndryshëm në krahasim me ato që i përdorë zakonisht.

Vrapimi është ilaçi më i fortë për një memorie të mirë, thonë hulumtuesit të cilët bënë një studim reth kësaj teme kohëve të fundit.

Në aspektin e gjenetikës, monitorimi i rregullt dhe afatgjatë të një orari të ushtrimeve bën ndryshime thelbësore në këtë nivel me çka qelizat tona dhe trupi plotësisht rifreskohen dhe ripërtrihen.

Dëshira për ta kuptuar nëse është në rregull të ushtroni derisa ju keni një lloj të ftohjes! Jeni mërzitur, keni dëshirë shumë për të ushtruar, mirëpo hunda juaj është blokuar apo keni dhimbje të fytit...

Ju dëshironi për ta arritur dhe për ta mbajtur formën fantastike që e keni në sportin që ju e praktikoni, kushtojuni vëmendje seancave tuaja të stërvitjes. Joserioziteti nuk çon askund, dhe madje mund ta dobësojë nivelin aktual të përgatitjes.

On Facebook