Title

USHQIMET QË JU JAPIN ENERGJI, PËR NJË DITË TË LODHSHME NË PUNË

Për shkak se të fleturit mbi tastierë ose lodhja në një takim të rëndësishëm pune mund ta nervozojë shefin tuaj, kurse gota e kafesë shpesh nuk na ndihmon shumë, ndryshoni pak taktikat dhe kafshoni diçka që do të ju fuqizojë dhe që është e shëndetshme.

Ne nuk themi se në qoftë se keni mbetur pa gjumë deri në orën 5 të mëngjesit duke pirë, njëra prej këtyre produkteve do t'ju bëjë më produktiv, por nganjëherë në një ditë normale pune, ju nuk keni aspak energji. Për këtë arsye konsumoni diçka të shëndetshme për t'u kthyer në rrugën e duhur me plot energji.

Arra dhe Bajame

Vetëm 12 deri në 14 bajame ose arra mund ta përmirësojnë seriozisht gjendjen tuaj dhe aktivitetin e trurit. Stabilizoni sheqerin duke ngrënë një dorë nga këto ushqime në mëngjes sepse ata kanë fuqinë për ta kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.

Vezë të ziera

Me vetëm 80 kalori dhe një dozë e mirë të proteinave, një vezë mund t'ju mbajë të ngopur dhe me energji për disa orë. Proteinat përpunohen më shumë se karbohidratet, kështu që ata japin një ndjenjë të ngopjes dhe energjisë për një kohë të gjatë.

Boronicat

Përpiquni të zëvendësoni kafen e pasdites me një grusht boronica ose një pije nga boronica, sepse shkencëtarët që konsumuan ndonjërën nga këto dy produkte ishin më energjik çdo ditë dhe kishin një kujtesë më të mirë.

Çokollata e zezë

Nëse jeni duke shkuar tashmë duke konsumuar sheqerna, mundohuni të jeni më të zgjuar. Nëse jeni në një situatë stresuese, kërkoni çokollatën e zezë, varianta më e mirë se çdo prodhim tjetër i sheqerit. Ajo do të stimulojë sekretimin e endorfinës dhe do të rrisë nivelin e humorit.

Portokall

Duket e freskët vet më veti. Ka një sasi të madhe të fibrave ushqyese dhe karbohidrateve komplekse që ofrojnë energji të shpejtë, por afatgjate.

21 October 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook