Title

QËNDRONI TË NGOPUR PËR NJË KOHË MË TË GJATË!

Ajo se çka ju duhet pasi të keni humbur një peshë të tepërt kilogramësh, është për të gjetur një mënyrë se si të ndjeheni të ngopur, duke mos konsumuar shumë kalori. Historia e juaj për dobësim mund të ketë një fund të lumtur, duke mos u ndjerrë aspak i rraskapitur dhe i uritur...

Për një efekt më të gjatë dhe sukses në misionin tuaj për anulimin e peshës së tepërt rëndësi të veçantë ka të ndjeheni të ngropur, në vend se të ndjeheni të uritur dhe të kërkoni burimin më të vogël të kalorive. Këtu janë disa këshilla që do t'ju ndihmojnë për ta dizajnuar mënyrën se si të ushqeheni dhe ndjeheni më të ngopur për një periudhë më të gjatë, duke konsumuar sa më shumë kalori të dobishme.

Proteinat, yndyrnat dhe fibrat dietike.
Gjatë përgatitjes së ushqimin tuaj mundohuni që ai të jetë i bazuar në disa nga këto makronutriciensa, në vend të karbohidrateve. Proteinat dhe yndyrnat janë të vlefshme për burim më të gjatë të energjisë, kurse fibrat dietike japin vëllim dhe ndihmojnë të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë.

Ushqimi me vëllim dhe sa më pak kalori.
Pikërisht ushqime të tilla janë frutat e freskëta dhe perimet. Ata bien në kategorinë me më pak kalori, mirëpo edhe ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur për një periudhë afatgjate për shkak të përmbajtjes së lartë të fijeve dietetike. Përveç vëllimit, fibrat dietike e ngadalësojnë apsorbimin për një kohë më të gjatë si dhe e mbani oreksin tuaj nën kontroll.

Mbusheni mirë pjatën e ushqimit
Të gjithë atë që e planifikoni për ta ngrënë vendoseni me një pjatë. Aspekti psikologjik gjithashtu është i rëndësishëm. Në trurin tuaj do regjistrohet se ju po merrni ushqim të mjaftueshëm.

Mos shpejtoni gjatë ngrënies së ushqimit.

Mos shpejtoni ta përfundoni ushqimin tuaj si një detyrë që duhet patjetër ta kryeni. Studimet thonë se njerëzit që hanë ngadalë dhe përqëndrohen më shumë tek ushqimi, konsumojnë më pak kalori.

Pushoni 15 minuta para se ta përsëritni.
Edhe pse vështirë se do dëshironi ta përsëritni këtë gjë. Thjesht nëse nuk leni hapësirë të mjaftueshme për komunikim mes stomakut dhe trurit tuaj, me shkak se ju jeni të ngopur mund të hani më tepër, duke mos patur nevojë për ta përsëritur. Gjithmonë prisni 10 minuta para se ta mbusheni pjatën e dytë.

Pini më shumë ujë.
Gjithmonë pini ujë. Panvarësisht a është parangrënies, pas ngrënies apo në mes të ngrënies. Vëllimi i ujit që ju do e pini mund tju japë një ndjenjë të ngopjes për një kohë, por edhe trupi ka nevojë për më tepër lëngje që të funksionojë pa ndërprerë.

Ndëgjojeni trupin tuaj.
Gjëja më e rëndësishme është që ta dëgjoni trupin tuaj kur tju tregojë se është ngopur. Nëse ju i kushtoni më shumë vëmendje, trupi vet do tju dërgojë një sinjal që është i ngopur. Nëse ushqimi nuk ju duket i shijshëm si në fillim para ngrënies, keni ndjenjë se duhet të pushoni pak, apo të bëni një pushim gjatë ngrënies, me siguri ju jeni të ngopur dhe duhet të thoni stop.

23 December 2016

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook