Title

MËNYRA MË EFEKTIVE PËR TU DOBËSUAR

Nëse jeni blokuar në ndonjërën nga milion dietat që egzistojnë për të humbur kilogramë, merreni njërën prej këtyre mënyrave që kanë me të vërtetë efekt.

Hani më shumë arra.

Arrat janë komplekse në ndërtimin e tyre dhe kjo merr më shumë kohë për tu përpunuar në stomak. Kjo rezulton në një ndjenjë të ngopjes për një periudhë më të gjatë gjatë ditës. Kombinoni arrat me karbohidrate siç është buka me gjalpë me çka do të merrni një kombinim të ëmbël.

Karbohidratet do të ju japin energji për të filluar ditën, kurse arrat do të ju ndihmojnë të ndjeheni të ngopur për një periudhë më të gjatë dhe shumë pak do të ndiheni të uritur.

Qumësht për të humbur kilogramë.

Më shumë studime të reja tregojnë se konsumi i rregullt i qumështit mund të çojë në një reduktim të përgjithshëm të yndyrës së trupit, sidomos te gratë. Njerëzit të cilët rregullisht pinë qumësht kanë vlera më të larta të vitaminës D që është i lidhur me humbjen e peshës, dhe pastër për të ditur se një përqindje e madhe e popullsisë ka mungesë të këtij vitamini.

Vezë në mëngjes.

Është fantastike se si komb konsumojmë tradicionalisht vezë si ushqim gjatë ditës. Proteinat për mëngjes janë mjaft efektive në dieta për të humbur kilogram. Proteinat me humbjen e peshës janë ngushtë të lidhura sipas hulumtimeve të fundit, djathi apo çdo tjetër ushqim I mbushur me proteina mund të ju ndihmojë në humbjen e peshës.

Supë para se të hani ushqim.

Mos mendoni dy here në konsumin e supës si fillim i ushqimit. Edhe është e njohur si mjaft e shijshme, veçanërisht në qoftë se është ndonjë çorbë, por fshehurazi mund të bëjë që ju të konsumoni më pak kalori. Konsumimi i një supe para një ushqimi me yndyrë të ulët mund të bëjë që të konsumoni 20 për qind më pak kalori se nëse e hani ushqimin pa supë tregon një studim.

Çokollata e zezë.

Çokollatat e errëta përmbajnë përqëndrime të larta të kakaos nga shumë përfitimeve tjera të shumta shëndetësore në përbërërjen e saj të pasur, veçanërisht antioksidantët, shkaktojnë më shumë ndjenjë të ngopjes në krahasim me njerëzit që konsumojnë çokollatë me qumësht.

06 April 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook