Title

3 FAKTORË QË NDIKOJNË NË PESHËN TUAJ!

Një dietë ushqimore e papërshtatëshme ndalon humbjen e kilogramëve dhe shkakton rritje e peshës. Përpos dietës ka dhe disa faktorë të tjerë që shpesh i harrojmë dhe ndikojnë po aq shumë sa dieta ushqimore. Më poshtë do të gjeni listën e këtyre faktorëve..

STRESI: Stresi shkakton rritje të kortizolit në gjak, një hormon që është thelbësor për të mbajtur ekuilibrin biokimik të trupit. Rritja e nivelit të kortizolit ndikon në shtimin e peshës, sidomos në zonën rreth stomakut dhe belit. Këto lloje të depozitave yndyrore njihen dhe si "dhjam" toksik. Një efekt po aq negativ i kortizolit është ndikimi i tij në nivelet e insulinës me cka sjell një c'rregullim në balancimin e sheqerit.

Sa më të stresuar aq më i lartë niveli i kortizolit. Kur ky nivel është më i lartë se normalja, shkakton një rritje të oreksit. Për këto arsye, duhet të shmangen sa më shume situatat stresuese, në qoftë se doni të mbani peshën që e dëshironi.

GJUMI: Shumë pak gjumë mund të ngadalësojnë procesin e humbjes së peshës. Studimet tregojnë se gratë që flejnë më shumë se shtatë orë, janë më të holla se ata që flejnë shumë më pak. Kjo për shkak se niveli i kortizolit fillon të rritet pas orës 22:30 dhe 23:30 , në qoftë se ju jeni ende zgjuar.
Prandaj, koha ideale për gjumë do të ishte rreth 22:00. Niveli i kortizolit është zakonisht më e ulët në mbrëmje, por në qoftë se ju rrini deri natën vonë rritja e niveleve të kortizolit mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e oreksit, kështu që ose vendosni drynin frigoriferit ose flini më herët.

PIJET: Nëse ju dëshironi të humbni peshë, çaji gjelbërt do të ishte një zgjidhje e thjeshtë dhe ekonomike. Studimet kanë treguar se gratë që e konsumojnë atë rregullisht kanë një nivel më të ulët të kolesterolit dhe triglicerideve.
Gjithashtu, studimet kanë treguar se katër gota nga çaji gjelbërt në ditë mund të reduktojë nivelin e yndyrës në gjak, duke përfshirë dhe kolesterolin. Duhet të theksohet se këtu kofeini nuk luan ndonjë rol, pra nuk është kofeini ai qëi jep këto efekte.
Çfarë ju duhet të shmangni është alkooli, pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave të prodhuara industrialisht, mundohuni të pini më shumë ujë dhe çaj të gjelbërt.

 

27 December 2016

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook