Title

8 PËRFITIME PËR ORGANIZMIN TONË NËSE PIJMË JOGURT

Ndoshta ne nuk jemi të vetëdijshëm, por jogurti ka një efekt pozitiv në trupin tonë dhe shëndetin në përgjithësi. Jogurti ndihmon organet e tretjes, duke kontribuar në një tretje më të mire të ushqimit si dhe metabolizm aktiv.

Përfitimet nga jogurti janë shumë, por ne kemi veçuar vetëm 8 më të rëndësishmit.

1. Tretje të shëndetshme.

Bakterija e shëndetshme e shtuar tek jogurti ndihmon në rregullimin e mikrofllorës në zorrë dhe stomak e cila është përgjegjëse për tretje dhe një trakt të shëndetshëm, gjithashtu ndihmon në tretjen e ushqimit. Duke patur një tretje aktive ajo do të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve gastrointestinale, duke përfshirë kancerin në zorrën e trashë, diarre, konstipacion, etj.

2. Forcon kockat si dhe mund të ndihmojë si parandalues për osteoporozën.

Kombinimi i vitaminës D dhe kalciumit luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin skeletor.

3. Ndihmon në shkrirrjen e yndyrërave.

Hulumtimi u bë në Universitetin e Knoksvillit, grupi që hëngrën jogurt të kombinuar me kalcium shtesë për të arritur 1,100 miligram në ditë ka humbur 22% më shumë peshë dhe 61% më shumë yndyrë të trupit sesa ata që kanë konsumuar vetëm jogurt gjatë dietës. Nga i njëjti studim u dëshmua se zona e stomakut dhe beli kanë pasur rezultat sa më efektiv në humbjen e kilogramëve.

4. Jogurti forcon imunitetin.

Jogurti mund të forcon sistemin imunitar duke rritur qelizat citokine në zorrë. Gjatë ftohjes ose keni grip jogurti ndihmon për shërim më të lehtë dhe më të shpejtë.

5. Ul shtypjen e gjakut.

Jogurti ka 600 miligram kalium në një paketim të rregullt. Kaliumi besohet të ndihmojë në uljen dhe reapsorbimin e natriumit, e cila ndikon në funksionin e sistemit nervor dhe është e rëndësishme në uljen e shtypjes së gjakut dhe përmirëson shëndetin e zemrës.

6. Liron kolesterolin e keq.

Probiotikët në jorgurt, duke përfshirë edhe Lactobacillus acidophilus, ulë nivelet e kolesterolit me vetëm një gotë prej 200 ml. Në studimet klinike është vërtetuar se jogurti ul rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës me 6% në 10%.

7. Ndikon në disponimin.

Efekti i probiotikit në traktin digjestiv dhe uljen e presionit të gjakut u përmend më lart, por ajo që nuk është përmendur është se stomaku jonë është i lidhur direkt me disponimin tonë. Një studim tregoi se gratë që kanë konsumuar rregullisht probiotik nëpërmjet jogurtit kanë patur më shumë kontroll mbi emocionet dhe më pak ankth.

8. Jogurti mund të ndihmojë në sëmundjet kronike dhe mendore.

I njëjti studim i cili u përmend më lart, ka treguar se probiotikët kanë potencialin për të ndihmuar tek sëmundjet kronike si Parkinson, Alzheimer dhe autizmit. Studimi iu është përgjigjur pyetjes nëse trajtimi me antibiotikë mund të dëmtojë trurin. Antibiotikët përveç që shërojnë bakteriet e këqija dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë "vrasin" bakteriet e mira në zorrë. Kështu, ne konkludojmë se jogurti është më e këshillueshme të pini gjatë terapisë antibiotike me çka do ti mbrojë bakteriet e mira në zorrë.

20 July 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook