Title

KUR ËSHTË MË MIRË PËR TU STËRVITUR NËSE DËSHIRONI TË HUMBNI KILOGRAM?!

Edhe pse tema nuk është e thjeshtë, ka një shpjegim shkencor i kohës së saktë të ditës kur ushtrimi mund të ju ndihmojë në humbjen e peshës.

Pra, para se të fillojë me këtë, po përsërisim një artikull të vjetër !! Ku detajisht kemi shpjeguar lidhjen e ngushtë midis orës së brendshme biologjike të njeriut, llojin e stërvitjes, të ushqyerit, gjumin, periudha stërvitjes, hormonet dhe shumë faktorë të tjerë që janë. Kini kujdes kur dikush fillon me ndonjë regjim të trajnimit dhe mbajtjen e një jetese të shëndetshme. Do të doja të theksoj se të gjithë organizmet janë të ndryshme dhe gjithmonë duhet të respektoni nevojat individuale dhe aftësitë e njerëzve, jo të punoni në modele të caktuara.

Në anën tjetër, zbulimet e fundit shkencore të marra nga studimet eksperimentale mund të jetë vetëm një shtesë e vogël kur në pyetje është dobësimi i cili shpesh mund të jetë një detyrë e vështirë për disa individë.

Në fakt, dëshmitë e një studimi të bërë në Belgjikë tregojnë se qasja e humbjes së peshës sjell rezultatet më të mira nëse ju stërviteni herët në mëngjes me një stomak bosh. Besohet se ushtrimi në këtë periudhë dhe stomaku "bosh" tërheq proceset metabolike duke djegur kalori më shumë në të gjithë pjesën tjetër të ditës në trup.

Në eksperiment ishin të ndarë tre grupe duke ndjekur të njëjtën dietë me vlera në rritje kalorike (30% më shumë karbohidrate dhe 50% më shumë yndyrë - se normalja) gjatë gjashtë javëve një grup nuk janë stërvitur aspak, grupi tjetër është stërvitur pasi kanë ngrërë ushqim në mëngjes, dhe grupa e tretë e bëri njëjtë sikur grupi i dytë mirëpo këto janë stërvitur në mëngjes me një stomak bosh.

Rezultatet treguan një rritje të pritshme në peshë dhe ndryshime në rezistencën e insulinës pra grupi i parë (ata që nuk janë stërvitur, por vetëm kanë ngrënë), rezultate gati të ngjashme kanë edhe të anketuarit e grupës së dytë (kishte rritje në masën e tyre), dhe ata që ushtruan para se të hanë mëngjesin pavarësisht se kanë ndjekur të njëjtën dietë, ata arritën të mbajnë peshën e tyre të mëparshme si dhe shëndetin(në kuptimin e rezistencës së insulinës).

Rezultatet e këtij studimi le të jenë informacion i vogël ndihmës në gjetjen e strategjisë optimale për dobësim e cila është më mirë të jetë nën mbikëqyrjen e një trajneri profesional për shkak të numrit të madh të faktorëve që i përmendëm në paragrafin e parë.

20 July 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook