Title

MAGJIA QË BËN ZGJATJA E MUSKUJVE – PYETJE SHPESH TË PARASHTRUARA

Zgjatja e muskujve është diçka që gjithë mjekët e sportit dhe trenerët e rekomandojnë, ka edhe disa që e shkruajnë si terapijë shërimi. Ajo është pjesë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme e çdo stërvitje gati se për çdo sportist dhe një metodë e përhapshme në procesin post-stërvitës për rehabilitim. Mirëpo edhe pas disa vjetëve përvojë, ende egzistojnë shumë pyetje të cilave edhe disa që regullisht merren me këto zgjatje nuk kanë përgjigje të saktë dhe konkrete.

A i parandalon lëndimet zgjatja e muskujve?!

Sipas studimeve të reja, zgjatja e muskujve para stërvitjes nuk luan aq rol në parandalimin e lëndimeve. Mirëpo, nëse bëjmë zgjatjen e muskujve disa herë në ditë dhe në një kohë më të gjatë, e njëjta mund të ndikon në krijimin e masës muskulore, e cila luan rol në parandalimin e lëndimeve sportive.

A ndikon zgjatja e muskujve në fleksibilitetin tonë?!

Po. Egzistojnë fakte të vërteta të cilat tregojnë se si zgjatja dhe fleksibiliteti janë ngushtë të lidhura. Zvogëlimi i fleksibilitetit mund të përmisohet ose të rikuperohet deri në një zgjatje të rregullt. Përfitimet nga zgjatja e muskujve reth fleksibilitetit shihen më së shumti nëse këto përdoren për një kohë më të gjatë. Me fjalë tjera, zgjatjet para ndeshjes mund të ndihmojnë në përmisim të fleksibilitetit por vetëm nëse e bëni disa muaj më radhë, e njëjta do rritë fleksibilitetin mirëpo me atë edhe lëvizjet.


A mund që zgjatja të përmisojë performansat sportive?!

Po, nëse zgjatja të cilën e bëni është e veçant për atë sport. Njëra nga studimet reth kësaj teme ka shfaqur se rritja e temperaturës së vastus lateralis(muskuli i kuatricepsit) e cila është arritur me zgjatje, ka arritur përmisim të madh të rezultatit në testin e kërcimit vertikalisht dhe në biçiklizëm. Tjetër studim tregon se nëse rregullisht bëjmë zgjatje të muskujve për një periudhë prej 10 javësh pozitivisht ndikon në shpejtësi, forcë, fuqi dhe qëndrueshmëri të muskujve.

Cili është dallimi ndërmjet zgjatjeve statike dhe dinamike?!

Zgjatjet statike nënkuptojnë zgjatje të një muskuli deri në një nivel dhe duke ndejtur në atë pozitë për reth 15-30 sekonda. Për dallim nga ajo zgjatja dinamike përfshinë disa lëvizje ritmike, kërcime dhe përsëritje. Edhe pse zgjatjet statike janë më të përhapura dhe më të lehta, mirëpo shumë fizioterapera rekomandojnë zgjatje dinamike(sidomos para stërvitjes) për të qenë sa më e lehtë stërvitja në sportin përkatës.

Nga kjo erdhëm në përfundim se zgjatjet janë diçka që asesi nuk duhet ti lëmë anash në stërvitje. Mbajeni në mend çdoherë se zgjatja e çdo muskuli është i ndryshëm, me kohë zgjatje të ndryshme në varësi nga roli i sportit që merreni.

05 January 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook