Title

ÇKA DO TË JU SHTYN TË FILLONI ME USHTRIME?

Nëse e keni rëndë që të filloni të merreni me ndonjë sport regullisht, rekreacion apo ushtrime atëherë me siguri ju mungon motivi, mirëpo motivimin më të mirë mund ta gjeni në rethin e miqve, të afërmve apo dikush tjetër që ka të njëjtin problem sikur ju.

Deri tani kemi bërë një studim statistikor ku nëpërmjet një aplikacioni stërvitës u vërtetua se njerëzit zakonisht fillojnë të merren me sport dhe rekreacion së bashku me miqtë e tyre, këtu flitet për një grup njerëzish që motivimin e gjejnë vetëm kur stërviten me shoqërinë.

Në një eksperiment të vogël, gjysma e të anketuarve (reth 217 student nga një univerzitet) ishin të mbledhur në një grupë interneti (me ndihmën e emailit të tyre) nëpërmjet të cilës çdonjëri prej tyre i vjen një mesazh kur ndonjëri nga miqtë merr pjesë në ndonjë aktivitet sportiv. Gjysma tjetër e të anketuarve në emailin e tyre ju ka ardhur ndonjë mesazh motivues.

Në këtë grupë anketuesit dëshironin ta vendosin një test potencial për ti motivuar njerëzit duke i njoftuar ata se cilët nga miqtë e tyre për momentin është duke u stërvitur, ndërsa grupës tjetër të studentëve ju kanë ardhur vetëm mesazhe të thjeshta motivuese.

Për 13 javë reshtazi çdonjëri nga grupa e parë të të anketuarve kanë marrur porosi se kur ndonjë shok/shoqe i/e tyre është stërvitur, mirëpo mjaft interesante është se identiteti i personit është fshehur.

Rezultatet treguan se grupa e të anketuarve kanë treguar stabilitet dhe rregullshmëri sa më shumë nëpër aktivitete sportive në dallim me grupën tjetër që kanë pranuar vetëm mesazhe motivuese.

Anketuesit thonë: "E nevojshme është ti vendosish njerëzit në një reth social ku ata do komunikojnë dhe stimulojnë të tjerët të stërviten. Edhe në qoftë se rethi social është anonim, ai do ndikojë që njerëzit të merren më shumë me aktivitet sportiv".

05 February 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook