Title

USHTRIMI DHE USHQIMI I SHËNDETSHËM – DY GJËRA QË NUK NDAHEN

Shkurt. Keni ndërmend të bëni një mënyrë jetese të shëndetshme dhe cilësore? Ndryshoni dy gjëra në jetë - Filloni të stërviteni dhe të ushqeheni shëndetshëm në të njëjtën kohë, dhe mos përqëndroheni vetëm në njërën apo tjetrën.

Nëse keni në plan ta ndryshoni vetveten tuaj, duke filluar nga humbja e peshës, duke hedhur një masë të vogël muskulore dhe në përgjithësi ndërtimit e një jete të shëndetshme, sjellni freski trupit tuaj dhe filloni ti ndryshoni të dy fushat në mënyrë të barabartë - të filloni të ushqeheni shëndetshëm (ose të ndjekni një dietë), në një kohe me stërvitje të rregullta.

Duke u bazuar vetëm në një dietë pa ndonjë ndryshim apo progres në ushtrime mos prisni se do të vijnë rezultatet, dhe opsioni i kundërt – stërvitje pa ndonjë dietë të duhur ushqimore, pothuajse të gjithë jeni të vetëdijshëm për këtë.

Por ja, për vajzat që vazhdimisht bëjnë një dietë dhe nuk lëvizen nga vendi, apo djemt që stërviten, por nuk kanë njohuri për ushqimin e shëndetshëm kemi këtu një studim.

Testet janë bërë te më shumë se 200 të rritur, të ndarë në katër grupe për të gjetur mënyrën e jetesës më efektive dhe më të mirë, nëse ajo është e përqëndruar vetëm në një dietë në fillim pastaj duke shtuar edhe ushtrimet shtatë muaj më pas, ose e kundërta.

Fokusi i programit nuk ka qenë vetëm dobësimi, por edhe arritjen e rekomandimeve të përgjithshme mbi aktivitetin fizik dhe dietën ushqimore: 150 minuta ushtrime në javë, 5 deri në 9 fruta në ditë, dhe 10% ose më pak të kalorive ditore.

Rezultatet treguan se ata që fillimisht janë mbajtur vetëm në dietën, me siguri kanë humbur përfitimet e ushtrimeve dhe ky ishte grupi që është mundur më shumë për të arritur udhëzimet e mësipërme.

Ata që kanë ushtruar muajt e parë ishin më të mirë në arritjen e qëllimeve, kurse ata që njëkohësisht kanë ushtruar dhe janë ushqyer shëndetshëm kanë përmisuar stilin e jetës së tyre duke u përqëndruar në rregulla.

Përfundimi I gjithë kësaj është se kombinimi i një regjimi të mirë stërvitjesh së bashku me ushqim të shëndetshëm nuk I ndalon njerëzit ti përmbushin qëllimet e tyre për një jetë të shëndetshme, por i ndihmon ato.

26 June 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook