Title

PSE LËVIZJA E DUARVE JU NDIHMON TË MOS HARGJONI SHUMË ENERGJI?

Deri tani logjika e gjërave konsideronte se lëvizja e duarve i hargjon vetëm kalori trupit tuaj, por natyra dhe trupi treguan se ata janë kursyes i energjisë më shumë se çka ne kemi menduar.

Zinxhiri kinetik i trupit është krijuar në atë mënyrë që duart kanë një lëvizje të kundërt nga këmbët që mbajnë trupin në një lloj bilansi në mënyrë që njerëzit ti lëvizin ato natyrshëm duke ecur apo vrapuar.

Megjithatë, deri më tani ka pasur një enigmë të vogël në pikëpyetje nëse ky aktivitet shtesë i duarve shton më shumë në humbje të energjisë gjatë vrapimit, ashtu siç edhe logjikisht mendohet mirëpo këtu ka edhe diçka shtesë.

Hulumtimi është bërë në shumë vrapues të cilët kanë punuar veçmas në katër mënyra të ndryshme, normalisht duke lëvizur krahët, duart kryq pas shpinës, në gjoks dhe në kokë. Është matur edhe konsumimi i oksigjenit dhe shuma e dioksidit të karbonit.

Rezultatet treguan se mënyra e natyrshme e lëvizjes së duarve mbrapa dhe para kursen më shumë energji se sa të gjitha këto pozita tjera të panatyrshme, ku duart ishin në pushim. Arsyeja pse kjo është kështu mendohet të qëndrojnë në lëvizjen e duarve, të cilët reduktojnë lëvizjen e trupit i cili është një segment i madh diku (40-50%), prandaj, në qoftë se trupi është në lëvizje, ai hargjon më shumë energji se sa në mënyrë të natyrshme.

Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë njerëzit se nuk duhet ta bëni këtë mënyrë të panatyrshme në drejtimin që të humbni më shumë kalori (edhe pse duket një mënyrë e çmendur) për shkak se ajo mund të krijojë ndryshime në shpinë dhe boshtin kurizorë.

15 June 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook