Title

KËSHILLA PËR VRAPIMIN NË PLAZHË

Nëse gjatë pushimit verorë pranë detit dëshironi të bëni një vrapim të lehtë nëpër plazhë, duhet ta keni me dije se rëra është një shtresë shumë ndryshe nga shtresat tjera për vrapim, prandaj përshtatuni me të!

Për shkak të natyrës së rërës, vrapimi në një sipërfaqe të tillë, veçanërisht në plotësisht të thatë, në rërë harxhojmë 1.6 herë më shumë energji se vrapimi në sipërfaqe të fortë. Arsyeja qëndron kryesisht në punën më të madhe mekanike që trupi duhet të bëjë për të kapërcyer sipërfaqen që është e butë dhe pjesërisht shpërndahet.

Normalisht, rëra në varësi të vendndodhjes pëson ndryshime në strukturën e saj, kështu që vrapimi është shumë më i lehtë në atë pjesë të bregdetit ku është i lagësht dhe kompakt, ndryshe nga rëra e thatë në plazh e cila ofron një variant shumë më e vështirë për vrapim. Kjo këshillë le të jetë një fillim i mirë për vrapimin në plazh.

Nëse pyesni në lidhje me llojin e këpucëve për këtë lloj të stërvitjes, këmbët e zhveshura kanë përparësi në krahasim me këpucët për shkak të butësisë së rërës. Megjithatë,vrapimi pa këpucë le të jetë më me kujdes për shkak se muskujt dhe këmbët nuk janë mësuar me këtë terren, prandaj nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të lëndoheni. Kini kujdes të veçantë në herët e para, ku është më mirë të bëni një vrapim të lehtë që të përshtateni me siperfaqen.

Kujdes nga dielli, zgjidhni mëngjesin ose mbrëmjen, përdorni mbrojtëse për lëkurën dhe kokën.

Dhe më e rëndësishmja, kënaquni!

 

27 June 2018

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook