Title

A ËSHTË MIRË TË USHTROJMË NËSE JEMI TË SËMURË?

Dëshira për ta kuptuar nëse është në rregull të ushtroni derisa ju keni një lloj të ftohjes! Jeni mërzitur, keni dëshirë shumë për të ushtruar, mirëpo hunda juaj është blokuar apo keni dhimbje të fytit...

Në përgjithësi, një person duhet gjithmonë të jetë i kujdesshëm me këtë zgjedhje, sepse në disa situata ushtrimi mund ta përkeqësojë situatën tuaj aktuale. Prandaj, le të jetë trupi juaj udhërrëfyesi juaj.

Nëse ndiheni "të rraskapitur", pushoni. Pak ditë pasive nuk do ta dëmtojë performancën tuaj, dhe pasi të shëroheni, filloni ngadalë të ktheheni në formë.
Nga ana tjetër, aktiviteti fizik me intenzitet mesatarë është mjaft i mirë nëse keni një të ftohtë të lehtë pa temperaturë.

Ushtrimi mund të të ndihmojë edhe me bllokimin e hundës që të paktën përkohësisht duke e bërë hundën tuaj të kalueshme.

Këtu është një udhëzues i shkurtër dhe i përgjithshëm për të ushtruar kur jeni me ftohje:

  • Ushtrimi zakonisht është mjaft i pranueshëm nëse simptomat dhe shenjat e gjendjes janë "mbi fyt" - në traktin e sipërm respirator. Këtu përfshihen simptoma që shkojnë me një gjendje normale të ftohjes - teshtimë, sekrecion i hundës, hundë të zënta, ose një variant të dhimbjes në fyt. Në këto raste, ju mund të stërviteni, por zvogëloni intenzitetin dhe kohëzgjatjen e ushtrimeve nga ajo që bëni normalisht.

  • Mos ushtroni nëse shenjat dhe simptomat janë "nën fyt" – apo problemet e mushkërive, kollitje e rëndë ose stomak i sëmurë.

  • Mos ushtroni nëse keni ethe, ndiheni të lodhur ose keni dhimbje të muskujve.
13 April 2018

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook