Title

4 ARSYE PSE TË SHKONI NË PUNË ME BIÇIKLETË

Koha e ftohtë do kalojë gjithësesi dhe do të ketë diell që do të na ngrohë, me çka gjithashtu do të krijohen kushte të përsosura për të shkuar me biçikletë në punë ose fakultet...

Nuk do të ishte keq për të ndryshuar pedalet me të cilat shkoni në punë. Zgjidhni vetëm dy pedale (kjo nuk do të thotë makinën automatike) sepse do bëni një milion vepra të mira, dhe për veten dhe të tjerët.

Për fillim, nëse rrotat e vetme që përdorni janë ato të makinës, mendoni. Sipas një studimi të ri në Universitetin e Londrës, ngasja e një biçiklete është pesë herë më e sigurt se sa të ngisni një makinë.

Humbni ndonjë kilogramë nga pesha e trupit tuaj

Konsumatori i biçikletës mesatarisht mund të humbasë 6 kg, por vetëm nëse ai shkon çdo ditë për të punuar me biçikletë. Gjithashtu nëse keni kohë të lirë, biçikleta është një metodë e mirë për të humbur kilogramë.

Mbroni një numër të mirë jetësh

Këtë nuk do mund ta bëni vetë, por shkencëtarët në Universitetin e Wisconsin-Madison kanë bërë një model kompjuterik për të parashikuar efektet që do të kishin siguruar 30 milionë njerëz duke i ngasur biçikletës në distancë të saj të shkurtër (më pak se 8 kilometra).

Rezultati: përmirësim i cilësisë së ajrit dhe përgatitje fizike tek njerëzit do të kursente 1.100 jetë. Njerëz ne jemi vetëm 2 milionë ndoshta dhe më pak, duke mos i numëruar njerëzit që nuk kuptojnë këto arsye të shëndetshme.

Kurseni të hollat tuaja

Matematika në këtë temë nuk ka nevojë të bëhet. Megjithatë, biçikleta si një mjet transporti në të gjitha aspektet është më i lirë në para se çdo mjet tjetër.

29 January 2018

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook