Title

VRAPIMI ME RITËM MË TË SHPEJTË JU FORCON ORGANIZMIN

Disa javë më parë u vë në qarkullim studim i cili thotë se vrapimi me një ritëm më të shpejtë rrit vdekshmërinë tek njerëzit. Studimi u bë i bujshëm në mediat sociale, por pak e dijnë kuptimin e plotë të saj.

Studimi u botua në revistën e Shkollës Amerikane të Kardiologjisë ku argumenton se personat që kanë vrapuar që nga viti 2001 dmth që nuk janë përfshirë në aktivitete më të vështira fizike (por kanë vrapuar me një ritëm më ngadalë) kishte normat e vdekshmërisë më të ulëta se ato që në rutinën e tyre kanë përfshirë vrapime me ritme më të shpejta.

Shumë media e kanë publikuar këtë studim dhe kanë vendosur konkluzione të veta, por pak prej tyre kanë vendosur që ta shikojmë më thellë në mënyrën se si ndodh kjo si dhe statistika tjera më të detajuara.

Alex Hatchison, një fizikant dhe një njeri i cili rregullisht vrapon vendosi që ta shikojë më thellë qasjen epidemiologjike të studimit. Çfarë ai zbuloi ishte se studimi ishte "i varfër" i përgatitur dhe i kryer, grupet e të anketuarve kanë qenë të pabalansuara në fakt ata që kanë qenë më aktiv janë pyetur 3 herë më pak nga ata që nuk kanë qenë aktiv me ndonjë aktivitet fizik.

Përveç kësaj ai tha se përfundimi i studimit u miratua në bazë të dy vdekjeve që kanë ndodhur në qarkullim për këto 10 vjet e fundit, pa dijeninë e rrugës se si ka ndodhur, qoftë nga një atak në zemër apo ndonjë aksident.

Ndërkohë, shumë studime tregojnë se ushtrimi i rregullt dhe madje vrapimet me intensitet më të lartë ndonjë ditë janë vendimtare për ta forcuar shëndetin e njeriut.

01 April 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook