Title

RËNDËSIA E VITAMINËS C

Një nga arsyet pse vitamina C duhet të ketë një vend të përhershëm në regjimin e ushqimit që e hani gjatë ditës tuaj nuk ka të bëjë vetëm me sistemin imunitar. Kjo vitaminë ka shumë përfitime të tjera për të ofruar.

Lehtëson përballjen me stresin.
Natyrore, vitamina C në përqendrim më të lartë në trupin tonë gjendet në gjëndrën e veshkave (mbiveshkore), kështu që shkencëtarët thonë se stresi mund ti hargjojë këto vitamina. Janë bërë teste të cilat kanë vërtetuar se konsumi ditor i vitaminës C në ato minj që janë vënë nën stres (të ngujuar për një orë në ditë) ka ulur nivelet e hormoneve të stresit në gjak.

E mbron zemrën tonë.
Ka dëshmi se vitamina C mund të ulë përqendrimet e C- apo proteins reaktive, biomarkeri kryesor i inflamacionit i cili është një parashikues i fuqishëm i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. U zbulua se te të rriturit të cilët kishin nivele të larta të kësaj proteine ka reduktuar dhimbjet për dy muaj duke marrë një dozë të përditshme të vitaminës C, në krahasim me ata që nuk konsumojnë aspak.

Do të jeni më të qëndrueshëm.
Vitamina C është e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e indeve të shumta në trup, kështu që nuk është e keqe të konsumohet një lëng limoni para dhe pas stërvitjes. Një studim nga Universiteti i Wisconsin, ku dy grupe njerëzish ushtrohet për një periudhë prej 60 minutash tregoi se ata që konsumuan Vitaminë C - 500 mg. para se të stërviten kishin më pak lodhje në krahasim me grupin tjetër që nuk konsumuan aspak.

23 May 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook