Title

SI TA KONTROLLONI OREKSIN TUAJ

Një nivel më i fortë stërvitës nuk do të thotë që domosdoshmërisht një copë plus në pjatën tuaj.

Mbajtja e ekuilibrit në ngrënien e ushqimeve para se të ushtroni dhe të keni energji optimale, dhe mos ta teproni me ushqim pas stërvitjes duke konsumuar një grumbull kalori është e pamundur për fillestarët, nganjëherë kjo është konfuze edhe për ata me përvojë.
Oreksi rregullisht ju sulmon pas një lodhjeje të madhe, kështu që shpesh ndodh që të gjitha mendimet ti keni të drejtuara që djersitjen e madhe ta zëvendësoni duke ngrënë diçka të madhe dhe të yndyrshme.

Hulumtimet e fundit nxisin një debat të ri - a është e mundur të ushtrosh pa ngrënë më shumë pas stërvitjes? Sipas Paul Spector, një trajner në zinxhirin e famshëm të Equionox, thotë se pyetja e vërtetë është se si të maksimizohet konsumi i yndyrërave si një burim energjie.

Para se të stërviteni konsumoni ushqime me një indeks të ulët glykemik, i cili sipas Spector-it rrit konsumin e yndyrës. Në fakt, mëngjesi me një indeks të ulët glykemik mund të "ndezë" metabolizmin tuaj për periudha më të gjata kohore.

Gjatë ushtrimit, shmangni karbohidratet. Ata mund të pengojnë efektin e ushqimit të konsumuar para stërvitjes.

Pas stërvitjes, duhet të konsumoni sa më shumë proteina, gjithashtu futni karbohidrate komplekse për të pasur më shumë energji. Në këtë periudhë, është e rëndësishme që ti shmangeni ushqimeve yndyrore. Dhe së fundi, konsumoni një filxhan të mirë të kafesë, sepse kafeina do ta stimulojë trupin tuaj për të prodhuar glikogjen në vend të indeve të yndyrshme.

Nëse ju e mbushni trupin tuaj me lëndën e duhur djegëse që do të harxhohet, ju nuk do të keni urinë që ti arrini të gjitha kaloritë e konsumuara ose ti tejkaloni ato.

12 September 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook