Title

SHPREHI TË KËQIJA PAS USHQIMIT

Që trupi të funksionojë pa gabime, përveç asaj që konsumojmë, është e nevojshme t'i kushtojmë vëmendje edhe asaj që bëjmë pas ngrënies. A e gjeni veten në ndonjërën nga këto shprehi?

Për disa nga shprehitë që i kemi, ndonjëherë nuk jemi as të vetëdijshëm se ato nuk bëjnë.

Dushi

Pas ushqimit, në të ashtuquajturën periudha postprandiale, i gjithë qarkullimi i gjakut përqendrohet rreth stomakut në mënyrë që të ndihmojë tretjen. Dushi ndryshon temperaturën sipërfaqësore të trupit, dhe gjaku shpërndahet në pjesët periferike, dhe ushqimi është më i vështirë të tretet.

Uji

Konsumimi i ujit është një zakon i mirë, por jo menjëherë pas ngrënies, uji mund ti dobësojë enzimet e tretjes me çka ngadalëson tretjen e ushqimit në trup. Pra, pritni të paktën 15 minuta pas ngrënies së ushqimit që pastaj të konsumoni një lëng.

Duhani

Pa dallim, se "si shkon një duhan pas ngrënies" pirja e duhanit është një zakon i keq në përgjithësi, e sidomos pasi të keni ngrënë ushqim, me çka atëherë vjen puna që organizmi ta përcjellë rrjedhën e gjakut në zonën e frymëmarrjes që të merret me toksinat në vend që të përqëndrohet tek tretja.

Frutat

Që të kuptohemi, në vend të ëmbëlsirës, është shumë më mirë të konsumoni një pjeshkë ose shalqi ose ndonjë frut tjetër. Por, menjëherë pas ngrënies, derisa trakti digjestiv është i zënë me përpunimin e ushqimeve të tjera mund të çojë deri në fermentim të frutave, e ndjekur pastaj me një ndjenjë të nxehtë në gjoks, dhe fryrje. Rekomandimet janë për të ngrënë fruta për të paktën një orë pas një vakti të ushqimit.

27 June 2018

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook