Title

PSE NDONJËHERË NGA USHQIMI I SHËNDETSHËM SHTONI KILOGRAMË?!

Ushqimi është një fushë ku për secilin zbatohen rregulla të ndryshme. Pra, nga e njëjta dietë dikush dobësohet dhe dikush shton peshë. Nëse pyeteni pse kjo është kështu, përgjigja qëndron në indeksin glikemik...

Është e njohur në përgjithësi se llojet e ndryshme të ushqimeve kanë indekse të ndryshme glikemike dhe në përputhje me rrethanat, trupi përgjigjet duke i rritur nivelet e sheqerit në gjak. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me diabet dhe me sindromën metabolike, kur ata shmangin ushqimet me indeks të lartë të glikemisë për të ruajtur nivelin e sheqerit në gjak në një nivel të qëndrueshëm, por rekomandohet gjithashtu për humbjen e peshës.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, çdo organizëm reagon ndryshe ndaj ushqimeve të ndryshme kur bëhet fjalë për përgjigjen e insulinës, kështu që respektimi i rreptë i indekseve glikemike të lartpërmendura humb kuptimin e saj. Për shembull, për një të anketuar, akulloret nuk shkaktuan rritje të sheqerit në gjak, ndërsa për një tjetër anketuese domatet dhe pireja e domates, shkaktoi një çekuilibërim të madh.

Studiuesit erdhën në përfundim se megjithëse rregullat e përgjithshme duhet të respektohen, nuk ka gjë të tillë si p.sh një dietë që do të ju përshtatet të gjithëve. Ky ndryshim në përgjigjen e organizmave të ndryshëm në lloje të ndryshme të ushqimeve është për shkak të disa gjërave kryesore në organizëm: mikroflora individuale, BMI (Indeksi i masës trupore), dhe kombinimi i ushqimit.

YNDYRNAT PËRMIRËSOJNË REAKSIONET E USHQIMIT

Kombinimi dhe raporti i yndyrës dhe karbohidrateve në ushqim luan një rol të rëndësishëm. Kjo do të thotë se bukë me gjalpë çon në një përgjigje më të mirë të trupit sesa vetëm bukë, ose një çips me përbërje natyrore do të japë një rritje më të ulët të sheqerit në gjak sesa vetëm patate të skuqura.

BMI DHE MOSHA LUAJNË ROL

Nëse jeni të shkathtë, është e mundur të reagoni më mirë në pizza nëse ju e ndani atë me mikun tuaj të besueshëm. Sa më i lartë të jetë BMI(Indeksi i masës trupore) dhe sa më i moshuar që ju jeni, ju do keni një reagim më të keq ndaj ushqimit në kuptimin e rritjes së sheqerit në gjak.

MIKROFLORA E CILA PUNON PËR JU APO KUNDËR JUSH

Shëndeti, bilanci dhe përbërja e mikrobeve në traktin digjestiv varet drejtpërdrejt nga ajo që ju hani. Këto bakterie në fakt reagojnë ndaj mënyrës se si ju e përpunoni ushqimin dhe ajo është individuale për çdo person. Edhe më interesante është se me ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit, ndryshon edhe mikrobiomi dhe reagimi i indeksit glikemik.

18 September 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook