Title

PËRSE PO NA TËRHEQIN MË SHUMË USHQIMET E SHPEJTA?

Shija nuk është gjëja e vetme dhe e rëndësishme për të cilën ne po hamë ushqim të shpejtë. Shkencëtarët pohojnë se nënndërgjegjshmëria njerëzore është më e tërhequr ndaj ushqimeve që i përjetojmë si "të ndaluara dhe të rrezikshme" ...

Ashtu siç për disa djem tërheqje të vëmendjes kanë makinat e shpejta dhe të rrezikshme, dhe për disa vajza "djemt e këqij" dhe anasjelltas, në njëfarë mënyre nënndërgjegjja është më tërheqëse ndaj ushqimeve që i perceptojmë si të rrezikshme dhe të ndaluara.

Studiuesit e Shkollës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara në Itali kanë bërë hulumtime për 57 njerëz se si ata i përjetojnë ushqimet e ndryshme në nivelin e ndërgjegjshëm dhe nënndërgjegjeshëm.

Të anketuarit bënë një sërë testesh të thjeshta dhe bisedash rreth ndjenjave pozitive ose negative lidhur me ushqimin. Rezultatet sipas Francesco Forroni kanë treguar se "stimulantët e ushqimit dhe ushqimi janë shumë tërheqës për vëmendjen tone dhe ndikojnë fuqishëm në kryerjen e detyrave të përditshme, pavarësisht se ato janë të parëndësishme për përfundimin e tyre".

Sa më negative të ishin ndjenjat për atë ushqim si dhe sa më jo e shëndetshme të ishte ai ushqim për të anketuarit ajo e tërhiqte vëmendjen më shumë. Hulumtuesit besojnë se kjo është për shkak të aftësisë së lindur për ta kthyer vëmendjen tonë në çdo lloj rreziku në mënyrë që të shmangim atë, por kur bëhet fjalë për ushqim, ekziston mungesa e shmangies.

27 November 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook