Title

MJALTA – ZËVENDËSUES I ANTIBIOTIKËVE?

Hulumtuesit nga Lund, Suedi "sëpata ju ka ra në mjaltë" kur kanë shëruar me sukses infeksionet e lëkurës, që janë rezistent ndaj përdorimit të antibiotikëve.

Edhe pse mjalti është përdorur gjerësisht si një ilaç popullorë për sëmundjet e ndryshme, por hulumtimi i bërë në Universitetin e Lundit, konfirmon se mjalti i papërpunuar ka veti antibakteriale, por edhe depërton thellë tek ato. Shkencëtarët suedez arritën në përfundimin se 13 laktobacill nga barku i bletëve e cila për fat të keq mungon në procesin e mjaltës pas përpunimit, janë përgjegjës për trajtimin e infeksioneve të lëkurës tek kuajt.

"Antibiotikët gjithmonë përbëhen vetëm nga një substancë e vetme aktive i cili nuk ka veprim specifik, përveç këtyre bakterieve që prodhojnë numër të madh të substancave që kurrojnë me sukses trajtimin e infeksionit pa asnjë efekt të dëmshëm." Deklaroi Lund."

Hulumtuesit kanë përgatitur melhem me pak mjaltë dhe bakteriet që gjenden në zorrët e bletëve dhe i njëjti e kanë aplikuar në kuaj të lënduar, dhe trajtimi ka qenë i suksesshëm pas disa aplikimeve.

Këto laktobacill, testuar në një laborator, trajtohen me sukses me disa patogjene të njeriut të tilla si MRSA (methicillin rezistent, Staphylococcus aureus), Pseudomonas aeruginosa dhe BPE (vancomycin rezistent, Enterokokus).

Hapi tjetër është shqyrtimi i efektit dhe karakteristikave të mjaltit në njerëz. Këto rezultate mund të ketë një ndikim të madh në vendet në zhvillim, ku mjalti i papërpunuar është më i lehtë për tu gjetur, por edhe për vendet e zhvilluara ku rezistenca ndaj antibiotikëve është në rritje të vazhdueshme.

18 April 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook