Title

KOMPENZONI GJUMIN E HUMBUR GJATË VIKENDIT

Ne ju inkurajojmë që gjatë fundjavave në maksimum ti shfrytëzoni për të dalur nga shtëpitë tuaja, të shkoni në një mal, të shkoni në skijim, të bëni një udhëtim në natyrë, thjesht të relaksoheni sa më shumë. Sidoqoftë, pagjumësia me të cilën përballet një pjesë e madhe e popullsisë së re aktive dhe ambicioze mund të lërë pasoja të gjata shëndetësore. Sipas hulumtimeve të fundit, gjumi mund të kompensohet ...

Pagjumësia, veçanërisht në formën kronike, është një faktor rreziku për sëmundje të ndryshme, duke filluar nga çrregullime metabolike dhe diabet të tipit 2 deri te rreziku të kaplohesh nga disa lloje të kancerit, probleme në sistemin kardiovaskular etj.. Përveç qarqeve të errëta rreth syve, mungesa e gjumit reflekton brenda sistemit endokrin, ul aktivitetin e gjëndrës tiroide, gjithashtu rrit nivelin e kortizolit si përgjigje e stresit që trupi vuan.

Madje edhe episodet e shkurtra të netëve pa gjumë japin të njëjtat efekte që i kemi renditur më herët, në një formë më të butë. Simptomatologjia është rënia e dëshirës seksuale, plakja e përshpejtuar, rritja e yndyrës trupore dhe të ngjashme.
Një studim i vogël premtues tregon se për të gjithë puntorët ultraaktivë, ata të natës dhe kronikisht të pangopur pa gjumë ka shpresë. Studiuesit nga Universiteti i Çikagos në lëndën (19 njerëz të shëndetshëm) pas 4 ditësh duke flejtur vetëm 4 orë dhe 20 minuta i lejuan që të flejnë 2 ditë gjumë deri sa të zgjohen vetë.

Gjatë gjithë studimit, është ndjekur ndjeshmëria e insulinës të këtyre personave. Edhe pse gjatë periudhës katër-ditore niveli insulinës ka filluar të bjerë, megjithatë gjatë periudhës dy-ditore rezultatet janë kthyer në normale, duke sugjeruar se jo çdo gjë është e humbur dhe për të plotësuar gjumin që duhet, edhe në qoftë se vetëm për fundjavë mund ta vendosni trupin tuaj në një balans.

27 June 2018

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook