Title

A JANË TË DËMSHME PERIMET E NGRIRA?!

A është më mirë që në disa raste të zgjidhni për konsumim perimet e ngrira apo perimet e "freskëta" që dimrit nuk është sezona e tyre. Menjëherë po ju themi, që po!

Sigurisht që çdo instikt i juaj thotë që më mirë të konsumohen perimet e freskëta. Patjetër që e freskëta mbetet e freskët apo?! Dhe ndoshta keni të drejtë, por në nvarësi se në cilat kushte ato perime kanë arritur deri tek tryeza e juaj.

Ushqimi që po e konsumoni të freskët, si shembull bananet, kanë qenë të mbledhura pa u pjekur, duke mos e arritur nivelin më të lartë nutricionist. Sapo ta preni nga druri i saj ajo më nuk do jetë e njëjtë, nuk do të ketë përmbajtje të njëjtë siç duhet të jetë normale. Është një proces i cili zgjatë deri sa ju nuk keni vendosur për ta blerë dhe për ta konsumuar pikërisht atë banane, e cila tani më deri në 50% nuk e ka përmbatjen e njëtë të lëndëve ushqyese(vitaminave).

Ndërsa ushqimi i ngrirë, është mbledhur në momentin kur ka qenë i pjekur plotësisht dhe pastaj është ngrirë. Temperaturat e ulëta edhe pse i shkatërojnë disa vitamina, por nga ana tjetër të gjitha lëndët ushqyese që ka do të mbeten brenda. Nëse keni vendosur të bleni ushqim i cili nuk e ka tani sezonën, padyshim që fitoren e ka ushqimi i ngrirë.

11 January 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook