Title

PERIME DHE FRUTA NË VEND TË BARNAVE - ILAÇEVE

Vitamine dhe minerale që mund ti zëvendësoni duke i konsumuar nga ushqimi në vend se nëpërmjet barnave dhe ilaçeve...

Vitamina A: - kryesor, kur është fjala për mprehtësi e syve, por ka gjithashtu një rol në përmirësimin e sistemit imunitar dhe vepron si një antioksidant.

Më e lehtë për tu konsumuar ky vitamin është në qoftë se në ushqimin ditorë përfshini sende ushqimore me ngjyrë të verdhë siç është portokalli. Për shembull kungulli meriton një vend qendror të tavolinës gjatë stinës së vjeshtës, por edhe karrota, patatet etj. Të gjitha këto ushqime të freskëta me përjashtim të vitaminës A, kanë edhe vitamina tjera dhe minerale, si dhe fibra dietetike.

Vitamina B12: bëhet fjalë për vitaminë të nevojshme për funksionin e përsosur të qelizave nervore dhe të gjithë sistemit nervor, si dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ADN-së.

Më lehtë konsumohet duke ngrënë mish, vezë, qumësht dhe peshk. Për të tjerët, të cilët nuk i preferojnë këto ushqime, turshi, lakër turshi, si dhe produkte të tjera të fermentuara janë një përzgjedhje e shkëlqyer në vend se të konsumoni tabletë B12.

Vitamina C: edhe pse zakonisht ka një rol sikur antioksidant, kjo vitaminë ka një ndikim të madh në krijimin dhe mirëmbajtjen e kolagjenit në lëkurë, si dhe metabolizmin e proteinave.
Fituesit absolut në përmbajtjen e vitaminës C janë frutat siç është limoni, portokalli, por përveç tyre, është e madhe edhe sasia e vitaminës C në spinaq, speca të gjelbërt, lakër dhe brokoli. Është e rëndësishme të dini se kjo vitaminë është shumë e ndjeshme ndaj temperaturës, kështu që është e mirë për tu ngrënë këto prodhime të freskëta.

 

Kalciumi: është i rëndësishëm për eshtra të shëndoshë, por roli i tij në funksion të muskujve dhe transmetimin e impulseve nervore është e një rëndësie të madhe.

Së pari që na shkon në mendje si një burim i kalciumit janë qumështi dhe produktet e qumështit, të cilat sigurisht që përmban sasi të mëdha, por spinaqi, lakëra e gjelbërt, zarzavatet e errëta përveç me një sasi të madhe të kalciumit do të ju furnizojë edhe me vitaminën K.

ZINKU: kryesisht i rëndësishëm për imunitetin dhe rezistencën ndaj infeksioneve bakteriale dhe virale, dhe në anën tjetër i rëndësishëm për shërimin e shpejtë të plagëve.

Burimet më të mira të zinkut janë guacat e detit dhe karkalecët që përmbajnë më shumë zink se çdo ushqim tjetër. Përveç tyre, drithërat dhe arrat kanë një sasi të mjaftueshme të këtij minerali.

31 July 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook