Title

NË CILAT USHQIME GJENDEN VITAMINAT KRYSORE PËR ORGANIZMIN TONË?!

Nëse mendoni se vitaminat mund t'i merrni pa rekomandimin e mjekut, po gaboni shumë, sepse shpesh herë është dhe më e komplikuar se kaq.

Hulumtimet shkencore ndër vite kanë treguar se shumë vitamina mund të shmangen, pasi marrja e tyre shoqërohen me jo pak efekte anësore.

Më poshtë do të lexoni të gjitha vitaminat të cilat mund të zëvendësohen me ushqime pa aspak problem..

1. Multivitaminet – ndiqni një dietë të ekuilibruar.

Për dekada me radhë, ishte menduar se multivitaminat ishin të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Vitamina C për të "forcuar sistemin imunitar," vitamina A për të mbrojtur shikimin tuaj, kurse Vitamina B për t'ju fuqizuar.

Jo vetëm që këto vitamina mund të merren nga ushqimet që ju hani, por studimet tregojnë se marrja e pilulave mund të shkaktojë dëme në organizëm.

2. Antioksidantët: Zëvendësojini me manaferra.

Trajtimi me beta karoten, vitaminë A dhe vitaminë E mund të rrisin vdekshmërinë dhe marrja e antioksidantëve lidhet me rrezikun e kancerit.

Vitaminat A, C dhe E janë antioksidantë të fuqishëm dhe për fat të mirë gjenden me shumicë në fruta të ndryshme.

3. Vitamina C – portokall, limon, speca, dredhëza, etj.

Mbidozat e vitaminës C mbi 2.000 miligramë mund të rrisin rrezikun e gurëve në veshka.

4. Vitamina B3: Hani salmon, ton, ose panxhar.

Për vite të tëra, Vitamina B3 u promovua se trajtonte sëmundjet mendore dhe ato të zemrës, por studimet e fundit bëjnë thirrje që kjo vitamine të merret nëpërmjet ushqimeve.

5. Vitamina E: Gjendet me shumicë në gjethet e spinaqit, arrat dhe bajamet.

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, por deri sa shumë perime janë të pasura me këtë vitaminë përse të zgjidhni pilulat përpara ushqimit.

24 July 2017

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook