Title

DISA SHENJA QË JU JENI DEHIDRUAR

8 gota ujë të rekomanduara në ditë që duhet ti konsumojmë janë vetëm një kornizë e zbehtë që duhet të na udhëheqë se sa duhet të konsumojmë ujë dhe ndoshta duhet edhe të tejkalohet ky rekomandim. Nëse e gjeni veten në ndonjërën prej këtyre simptomave, është e mundur që sasia e lëngjeve që konsumoni në ditë nuk është e mjaftueshme për ju...

Lëkura e thatë dhe buzët e thata?

A është e thatë lëkura dhe buzët janë plasaritur? Kjo është një shenjë se juve ju mungon ujë në trup. Thonjtë e brishtë, një ndjenjë e lodhjes dhe ju mshelen sytë ose keni një gojë të thatë me një sasi të vogël të pështymës janë shenja shtesë që ju jeni të dehidruar. Lëkura si organi më i madh reagon ndaj mungesës së lëngjeve dhe bëhet e thatë dhe e prirur për kruarje.

Dhimbje muskulore?

Humbja e lëngjeve shoqërohet nga humbja e elektroliteve dhe shpeshherë dehidrimi mund të shoqërohet me ngërçe në muskuj si rezultat i mungesës së ujit. Edhe një çekuilibërim i vogël tek elektrolitet mund të çojë deri në ngërçe. Gjendja mund të korrigjohet lehtë duke futur një sasi të mjaftueshme të lëngjeve dhe elektroliteve.

Gjithmonë keni nxehtë?

Uji është thelbësor për rregullimin e temperaturës së trupit. Mungesa e lëngjeve shpesh çon në mbinxehje të trupit, sepse zvogëlon volumin e qarkullimit dhe nuk ka mekanizma që sjellin nxehtësinë në sipërfaqe.

A keni kapsllëk?

Më shpesh njerëzit që vuajnë nga kapsllëku nuk kanë nevojë reale për mjete laksative, por kanë nevojë për më shumë ujë. Uji lehtëson lëvizjen e përmbajtjes përmes zorrëve.

Ju ndiheni keq?

Dhimbje koke, përgjumje, disponim jo i mirë mund të jenë pjesë e simptomave të konsumimit joadekuat të ujit. Dehidrimi ndikon në disponimin tuaj në mënyrë që zvogëlohet vëllimi i qarkullimit si dhe keni rënie në presionit e gjakut.

29 May 2018

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook