Title

EDHE ECJA NJËJTË E SHËNDETSHME SIKUR VRAPIMI

Që të kuptohemi, të dy aktivitetet kanë një efekt pozitiv në shëndetin tuaj, vetëm se kur flasim për hargjimin e energjisë del se ecja sjell më shumë përfitime shëndetësore se sa vrapimi.

Ecja e shpejtë zvogëlon gjasat që të prekeni nga sëmundjet e zemrës në krahasim me vrapimin, kur hargjimi i energjisë i të dy aktiviteteve është i barabartë, thotë një studim i ri.

Studimi përfshiu 33,060 njerëz që vrapojnë dhe 15,045 njerëz që ecin, ose janë të shpejtë për të shkuar në rekreacion. Të anketuarit janë monitoruar për 6 vite dhe gjithmonë janë bërë teste për hargjim të barabartë në kalori të të 2 aktiviteteve.

Erdhën në përfundim se vrapimi i zvogëlon shanset e sëmundjeve të zemrës me 4.5% ndërsa ecja për 9.3%. Në reduktimin e faktorëve që dërgojnë deri në probleme me zemrën, ecja avanson në krahasim me vrapimin. Vrapimi zvogëlon presionin e gjakut për 4.2% ndërsa ecja për 7.2%.

Edhe në uljen e kolesterolit, ecja çon në rezultate më të mira me 7% në krahasim me vrapimin me 4.3%.

Megjithatë, më e rëndësishmja në fund është se të dy aktivitetet janë të dobishme për shëndetin tonë, vetëm se tani njerëzit që ankohen me arsyetime të caktuara se ata nuk kanë kohë për stërvitje, nuk do të ketë mundësi të justifikimit për investime afatgjata në shëndetin e tyre, pasi që tani e vetmja që duhet të bëjë është të ecin pak më shumë gjatë ditës.

13 April 2018

Author Info

Last Members

Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia
Macedonia

On Facebook